Visar Ymeri ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se ajo nuk ka mendësi zhvillimi.
Ai ka deklaruar në “VV Show” se qeveria mbledh tatime dhe më pas i kthen tek qytetarët në forma që përdoren për efekt politik.
“Po shihet qartë kur e ke një qeveri e cila nuk ka mendësi zhvillimi, nuk e di ka po do me ia majt, apo nuk po do me ditë. Nuk ka qëllim zhvillimi. Ka qëllim me mbledh tatime edhe pastaj me ia kthy qytetarëve me qëllime elektorale”.
Sipas tij, edhe skemat sociale po trajtohen përmes vendimeve qeveritare e jo ligjeve, gjë që krijon perceptimin se ndihmat janë direkte nga kryeministri Albin Kurti.
“Edhe skemat sociale Albin Kurti nuk i shndërron në ligje, por veç vendime qeveritare që njerëzit me thanë Albin Kurti po na jep pare. Tash njerëzit po i llogarisin si pare të Albin Kurtit që po na jep”, theksoi Ymeri.
