Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e sulmoi fizikisht mbrojtësin e Arsenalit, Ben White, pasi ky i fundit shkeli mbi stemën e klubit madrilen në fushë në stadiumin Wanda Metropolitano.
Ky incident ndodhi pas ndeshjes së parë të tensionuar të mbrëmjes së kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me rezultatin 1:1.
Simeone po ecte pas White drejt tunelit dhe, së bashku me një nga lojtarët e tij, u zemëruan kur vunë re se mbrojtësi kishte shkelur mbi stemën e Atleticos të vendosur në fushë.
Një video e publikuar nga Marca shfaq trajnerin argjentinas duke e goditur White disa herë në shpinë, duke e kapur për krahu dhe duke e shtyrë pak.
BEN WHITE STEPS ON ATLETI CREST AND SIMEONE REACTS 🚨🚨
On his way to the tunnel, the Arsenal defender accidentally stepped on the club’s badge, and Simeone immediately called him out 🗣️
Was it disrespectful or just a mistake? 🤔#BenWhite #AtleticoMadrid #Arsenal #UCL pic.twitter.com/9lzBQpGIkZ
— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) April 29, 2026
White më pas iu drejtua Simeones dhe iu kundërpërgjigj verbalisht, pas së cilës ndërhyri sigurimi dhe futbollisti anglez vazhdoi drejt dhomave të zhveshjes.
Së bashku me pamjet e incidentit, AS shton se lojtari i Arsenalit u sulmua edhe nga djali i Simeones, Giuliano, i cili është futbollist i Atleticos.
Në futbollin spanjoll, emblemat e klubeve në fushë konsiderohen të shenjta dhe lojtarët pritet t’i anashkalojnë ato në shenjë respekti.
