Të fundit

“S’ka zhvillim pa energji”, Gjini sulmon LVV-në: Kanë prodhuar veç hajna

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale, duke thënë se Kosova nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa politika të qarta për energjinë.

Gjini në “VV Show” ka theksuar se zhvillimi ekonomik është baza për rritjen e pensioneve, pagave dhe për përmirësimin e shëndetësisë e arsimit, por sipas tij kjo nuk mund të arrihet me qasje të gabuar në qeverisje.

Ai ka akuzuar qeverinë Kurti se ka ardhur në pushtet me qasje hakmarrëse dhe jo me një plan zhvillimi ekonomik, duke përmendur që “veç ka prodhuar hajna”.

“Ideja jem është me u zhvillu Kosova. Me u zhvillu shpejt ekonomikisht për shkak se nuk mundemi me pas pensione më të larta, rroga më të larta, spitale më të mira e shkolla nëse nuk ka zhvillim ekonomik. Për me mbërri atë zhvillim ekonomik, kushdo që është në pushtet, mundet me gjet sado njerëz të ditur të mençur që bëjnë kalkulime që tregojnë cilat janë detajet për me mbërri kur e ki vizatu cakun. Këtu ka shumë probleme se njerëzit që kanë ardhë në pushtet nuk e kanë atë ide. Ata kanë pas ide me ardh në pushtet, kanë ardh në pushtet kundër dikujt me i shti do hajna në burg qe nuk i kanë shti hiç por i kanë prodhu edhe do tjerë. Njëfarë forme kanë ardh në pushtet me u hakmarrë, jo duke e vizatu ëndrrën.

Sikur ta kishin atë ëndërr, atëherë kishin gjet rrugën deri te caku. Nuk janë tu e lyp, na nuk e kemi veç TVSH-në por edhe energjinë që e kanë mbyt, nuk mundem me besu qysh veç Kosova i mbyt projektet e veta. A ka dikush që nuk e kupton  një formulë tepër të thjeshtë, nuk ka zhvillim ekonomik pa energji, pikë. Çka doni bëni, çmenduni. Se janë duke na marrë deri në 1 mijë euro për megavat. E këta (LVV) kanë dalë në protesta duke na thënë 85 euro është tepër shtrenjt… Kemi problem me normat tatimore, problem me barriera administrative..Krejt këto duhet me i zgjidh, absolutisht duhet me i heq barrierat. Shumëçka kemi në program, qëllimi është me u zhvillu Kosova”, deklaroi Gjini.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci