Të fundit

Gjini: S’premtoj paga 1 mijë euro që vitin e parë, por rrugën që na çon deri aty

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se nuk bën premtime të menjëhershme për rritje të mëdha të pensioneve apo pagave, por ka thënë se qytetarëve po u ofron një plan konkret zhvillimi që e çon vendin drejt atyre rezultateve.

Gjini në “VV Show” ka theksuar se premtimet si paga 1 mijë euro apo pensione 500 euro në një kohë të shkurtër janë mashtrim i qytetarëve.

“Unë po iu them qytetarëve të Kosovës, nuk po iu ofroj pensione 600 euro vitin e parë, paga 1 mijë euro vitin e parë, por iu premtoj rrugën që ka me na çu deri qaty. Po ta premtoj rrugën edhe atë jo 10 vjet, 15 vjet, por maksimum 3 vjet, rrugën që ti ke me pas pensionin më të mirë se në Serbi, Shqipëri, krejt vendet e rajonit. Se po e di rrugën qysh bohet qajo. Ky është kurthi në të cilin po rezistoj me ra. E është goxha joshës. Është lehtë me thanë kam me iu bo 1 mijë euro rrogën, 500 euro pensionin.

E di që duhet se edhe 500 euro pension nuk janë kushedi çka, por e di që nëse sot iu premtoj që nesër kom me bo, jom duke iu rrejt. Nuk guxoj me ra në atë rrenë. Por jam absolutisht i bindur me çdo qelizë të trupit që nëse e ndjekim këtë rrugë, kemi me mbërri aty. Sa kanë me mbesu njerëzit, duhet me e pa por nuk e kam plan me hek dorë”, ka thënë ai.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci