Integrimi i Inteligjencës Artificiale (Al) në të gjitha nivelet e arsimit u njoftua sot nga Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara.
Sa i përket shkollave fillore, disa përpjekje kanë filluar tashmë për t’i mësuar fëmijët me algoritmet, sipas ministrit.
“Në shkollat e mesme, prania e Al do të jetë e dukshme”, shtoi Valditara.
Ministria italiane e Arsimit ka vendosur të ndajë 100 milionë euro për nevojat që lidhen me mësimdhënien e Al dhe 200 milionë euro të tjera për trajnimin e mësuesve, duke u përqendruar në parandalimin e rreziqeve që lidhen me këtë realitet të ri.
Së fundmi, me vendim të qeverisë italiane, po forcohet kërkimi universitar për zhvillimin e mëtejshëm të Al, duke u përqendruar në mbikëqyrjen njerëzore dhe me qëllimin kryesor shërbimin e nevojave të qytetarëve.
