Të fundit

Serwer: Kosova t’i bashkohet gazit amerikan nëse alternativat janë të njejta, por vendos Qeveria dhe jo e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për thirrjen e SHBA-së që Kosova t’i bashkohet projektit të gazit amerikan.

I pyetur nëse bashkëngjitja e Kosovës në këtë projekt duhet parë më shumë si veprim strategjik politik dhe jo si teknikalitet, Serwer ka thënë se një gjë e tillë s’mund të bëhet dhe se të dyja aspektet duhet të përputhen me nevojat dhe dëshirat e Kosovës.

“Nuk mund ta bësh këtë. Kjo do të ishte një sipërmarrje e madhe dhe e kushtueshme. Si dimensioni politik i sigurisë energjetike ashtu edhe dimensioni ekonomik/teknik duhet të përputhen me nevojat dhe dëshirat e Kosovës”, ka thënë Serwer.

Profesori amerikan ka thënë se vendimi për bashkëngjitje në projekt i takon Qeverisë së Kosovës dhe jo të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane.

“Nëse të gjitha alternativat e tjera janë të barabarta në kosto dhe fizibilitet, sigurisht që do të doja që Kosova të përdorte LNG-në amerikane. Por jo të gjitha alternativat janë të barabarta dhe teknikisht nuk jam i kualifikuar t’i peshoj ato kundrejt propozimit të SHBA-së. Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria e një Kosove sovrane dhe të pavarur, jo unë apo i Ngarkuari i Ambasadës Amerikane”, është shprehur Serwer.

Sa i përket qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti se Kosova mund të lidhet në stacionin e gazit në Vlorë dhe nga aty të marrë energji elektrik pavarësisht thirrjes amerikane për tu bërë pjesë e projektit me LNG, Serëer ka thënë se kryeministri kosovar e ka bërë të qartë qëndrimin e tij dhe ndoshta SHBA-ja duhet ta përmirëosjë ofertën.

“Ai e ka bërë të qartë pikëpamjen e tij. Ndoshta SHBA-të duhet ta përmirësojnë ofertën e tyre”, është shprehur Serwer.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci