Të fundit

Dy të mitur arrestohen në Mitrovicë, dyshohen për vjedhje të rëndë në një banesë

Policia ka njoftuar se si rezultat i një hetimi policorë në kuadër të Sektorit Rajonal të Hetimeve  në Mitrovicë Jugu, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për  vjedhje të rëndë.

Arrestimi i dy personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në bashkëveprim  kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë të raportuar dy ditë më parë, ku të dyshuarit kishin vjedhur një shumë të parave në banesën private të një qytetari.

“Pas procedurave intervistuese dhe veprimeve tjera të nevojshme procedurale,  nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të moshë së mitur, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci