Një ndeshje e “çmendur” u zhvillua në pjesën e parë të ndeshjes Angli-Kroaci, ku u shënuan hiç më pak se 4 gola, nga 2 për secilën parë.
Anglia dhe Kroacia kanë dhuruar një pjesë të parë spektakolare në ndeshjen e Grupit L të Kupës së Botës 2026, duke shënuar nga dy gola secila për ta mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-2.
Sfida nisi në mënyrë perfekte për anglezët, të cilët fituan një penallti në minutën e nëntë pas një ndërhyrjeje të Luka Modric ndaj një lojtari kundërshtar.
Harry Kane fillimisht u ndal nga Dominik Livakovic nga pika e bardhë, por gjyqtari Clement Turpin urdhëroi përsëritjen e penalltisë.
Në tentativën e dytë, kapiteni anglez nuk gaboi dhe kaloi skuadrën e Thomas Tuchel në epërsi 1-0 në minutën e 12-të.
Kroacia reagoi pas gjysmë ore lojë dhe arriti të barazojë në minutën e 36-të. Petar Sucic shfrytëzoi një hapësirë të madhe në mbrojtjen angleze dhe shërbeu për Martin Baturinën, i cili me një finalizim të qetë mposhti portierin anglez për rezultatin 1-1.
Megjithatë, gëzimi i kroatëve nuk zgjati shumë. Në minutën e 42-të, Declan Rice ekzekutoi një goditje nga këndi, ndërsa Harry Kane u shkëput më lart se të gjithë në zonë dhe me kokë realizoi golin e tij të dytë personal për ta rikthyer Anglinë në avantazh prej 2-1.
Kur dukej se skuadrat do të shkonin në pushim me epërsinë minimale të anglezëve, Kroacia goditi në momentin ideal.
Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Ivan Perisic harkoi një top të rrezikshëm në zonë, ndërsa Petar Musa u gjend në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë dhe për të barazuar shifrat në 2-2./
