Gjermania pas fitores 7 me 1 ndaj Curacaos, ka mposhtur edhe Bregun e Fildishtë me rezultat 2 me 1 për të kaluar tutje nga grupi E.
Bregu i Fildishtë fillimisht kaloi në epërsi në pjesën e parë, ndërkaq gjermanët barazuan në pjesën e dytë dhe në minutat shtesë të takimit shënuan për fitore.
Me këtë fitore, Gjermania ka gjashtë pikë në pozitën e parë, ndërkaq Bregu i Fildishtë ka 3 pikë në pozitën e dytë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi përballen Ekuadori me Curacaon.
