Të fundit

Ilaria Salis, e burgosur në Hungari për sulme ndaj simpatizantëve të ekstremit të djathtë, mbështet protestat për Zvërnecin

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka shprehur mbështetjen e saj për protestat kundër projektit turistik të planifikuar në Zvërnec, duke iu bashkuar zërave që kundërshtojnë ndërhyrjet në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës.

Salis u arrestua në Budapest në shkurt të vitit 2023, pasi autoritetet hungareze pretenduan se ajo ishte pjesë e një grupi aktivistësh antifashistë që sulmoi fizikisht persona të identifikuar ose të dyshuar si simpatizantë të ekstremit të djathtë gjatë aktivitetit të njohur si “Day of Honour”.

Sipas prokurorisë hungareze, ajo kishte udhëtuar në Hungari për të marrë pjesë në këto sulme dhe akuzohej për disa raste të tentativës për lëndim trupor, si dhe për përfshirje në një grup të organizuar të majtë ekstrem.

Nga ana tjetër, Salis i ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se është e pafajshme. Mbështetësit e saj kanë argumentuar se çështja ka prapavijë politike dhe kanë kritikuar kushtet e paraburgimit të saj në Hungari.

Procedurat gjyqësore ndaj saj nuk kanë përfunduar me një vendim përfundimtar, pasi në vitin 2024 ajo u zgjodh eurodeputete në Parlamentin Evropian nga koalicioni italian Alleanza Verdi e Sinistra (AVS), duke fituar imunitet parlamentar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci