Në pikat kufitare të vendit, ka nisur krijimi i kolonave të pritjes për shkak të ardhjes së mërgatës.
Siç bëhet e ditur në përditësimin e fundit, pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë me 40 minuta.
Në Muçibabë pritjet janë deri në 30 minuta, në Jarinjë deri në 20, kurse në Vermicë e Han të Elezit deri në 15 minuta.

