Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën Vushtrri–Polac.
Një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar me katër rrotat përpjetë.
Dyshohet se katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po heton rrethanat që çuan deri te aksidenti.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo shkaqet e aksidentit.
