Të fundit

Pas takimit me prokurorin Hamiti, Kilaj takon të akuzuarin Maqani

Paparaci ka siguruar fotografi të cilat e shfaqin Shaban Kilajn të shoqëruar me Mentor Maqanin, të akuzuarin për fajde dhe mashtrim nga Prokuroria e Shtetit. Pjesëtari i grupit të “Currit” ndiqet penalisht nga prokurori Armend Hamiti, me të cilin po ashtu ka krijuar lidhje i dënuari Kilaj. 

Shaban Kilaj, një i dënuar për kontrabandim migrantësh, ka takuar një biznesmen të mistershëm të ndjekur penalisht nga prokurori i Krimeve të Rënda, Armend Hamiti, me të cilin po ashtu ka afërsi.

Kilaj është takuar të premten me Mentor Maqanin, pjesëtarin e grupit të Ismet Osmanit – “Currit”, tregojnë dëshmitë të cilat i ka siguruar Paparaci.

Paparaci ka siguruar fotografi të cilat e shfaqin Kilajn të shoqëruar me Maqanin, të akuzuarin për fajde dhe mashtrim nga Prokuroria e Shtetit. Takimi mes tyre ka ngjarë të premten e 18 marsit, 2022, në një restorant të “Hib Petrol” në dalje të Prishtinës.

Megjithatë, dy protagonistët nuk dihet se për çfarë kanë biseduar me njëri-tjetrin. Të kontaktuar nga Paparaci, Maqani dhe Kilaj kanë refuzuar të komentojnë arsyen e takimit.


Mentor Maqani dhe Shaban Kilaj, të premten në një restorant në dalje të Prishtinës

Aktakuzën kundër Maqanit e ka ngritur prokurori, Armend Hamiti, me të cilin raporte të afërta ka krijuar edhe Shaban Kilaj, siç ka dëshmuar një hulumtim i Paparacit të mërkurën.

Paparaci raportoi të mërkurën për lidhjen e prokurorit Hamiti me Shaban Kilajn. Kilaj është i dënuar për kontrabandim me migrantë. Është i dënuar për mashtrim. Është i dënuar edhe për kërcënim të një polici. Megjthatë, krejt këto vepra penale, nuk kanë qenë pengesë që ai të ndërtojë një relacion të afërt me prokurorin Hamiti.

Sipas raportimit të mediumit, në takimin Kilaj-Hamiti, në nëntor të vitit të kaluar, ata dyshohet të kenë diskutuar edhe për raste penale të cilat i ka në hetim dhe gjykim prokurori Hamiti.

Një nga personat të cilët i ka në gjykim penal prokurori Armend Hamiti, i cili i ka hyrë garës për Kryeprokuror të Shtetit, është edhe Mentor Maqani – me të cilin është takuar Kilaj të premten.

Aktakuza të cilën e ka dorëzuar në gjykatë në fund të vitit të kaluar prokurori Hamiti, e akuzon Mentor Maqanin për dëmtimin e një biznesmeni nga Prishtina përmes fajdeve.


Takimi mes prokurorit Armend Hamiti dhe Shaban Kilajt

Sipas aktakuzës, Maqani dyshohet edhe mashtrimin e Faton Dalladakut, i cili ishte viktimë e grupit të “Currit”.

Maqani akuzohet për dëmtimin e Dalladakut në vlerë 80,000.00 mijë euro. Aktakuzën e plotë e ka publikuar Paparaci përmes disa vazhdimeve në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Në të njëjtin rast, përveç Mentor Maqanit, akuzohen për fajde, mashtrim, e detyrim edhe Ilir Bojku, Sami Nika dhe Ismet Osmani – “Curri”, i pretenduar si kreu i grupit të dyshuar kriminal.

Ngjarja për të ciën ata akuzohen ka ndodhur mes viteve 2012-2017.

Maqani dhe të tjerët u arrestuan nga Policia e Kosovës më 20 maj, 2019. Ata u mbajtën në paraburgim për pesë muaj, kur me vendim të gjykatës u liruar në arrest shtëpiak. /Paparaci.com

Të bëmat e “Currit” dhe grupit të tij – akuzohen se përfituan mbi 1.5 milion euro nga fajdetë

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci