Të fundit

“Vëllazërore” në grupmoshat U19

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për grupmoshat U19 do të takohen sot me fillim nga ora 15:00.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Shqipëria shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut, kurse “Dardanët” e rinj u mposhtë si vendas me rezultat 3:0 kundër Uellsit.

Sa i përket formës momentale, Shqipëria dukshëm është më e mirë në këtë aspekt, ku në pesë ndeshjet e fundit ka arritur të regjistrojë tre fitore, një barazim dhe një humbje, krahas Kosovës që ka pesë humbje në pesë xhirot e fundit.

Ndërkaq, të dy këto kombëtare janë përballur vetëm dy herë mes vete, ku në të dy ndeshjet triumfuese kanë qenë “Kuqezinjtë” e rinj.

15:00 Shqipëria U19 – Kosova U19

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci