Të fundit

Tërmet në Ekuador me magnitutë 5.8

Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi brigjet e Ekuadorit sot.

EMSC thekson se epiqendra ishte në një thellësi prej 40 kilometrash dhe 10 kilometra larg nga Esmeraldas me një popullsi prej 165,000 banorësh.

Dëshmitarët thonë se lëkundja zgjati midis 15 dhe 30 sekonda dhe se mobiljet e tyre dridheshin. Disa shkruajnë se ndërtesa e tyre po lëkundet.

Videot dhe fotot në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa pjesërisht të rrënuara dhe dëmtime në spital pas tërmetit.

Një video tregon ndërtesat dhe një veturë që dridhen, dhe qentë që vrapojnë në rrugë në panik.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci