Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vonesa në subvencione, derisa ka thënë se jeta e qytetarëve po vështirësohet.
Hoti ka dhënë 3 propozime, në emër të LDK-së, për Qeverinë e Kosovës.
“Masa 1 – të bëhet indeksimi i të gjitha skemave të ndihmave sociale, së paku për të mbuluar çmimet e produkteve ushqimore bazike. Masa 2 subvencionet në bujqësi. Rritja e kostove të produkteve bujqësore është rritur. Kemi verifikuar këtë në terren. Ftoj qeverinë të konsiderojë rritjen e menjëhershme të subvencioneve në bujqësi. Edhe kjo mbulon 1/3 e familjeve në vend. Masa 3 është t’i ktheheni debatit për pagën minimale. Duhet rritur sa më parë paga minimale, në mënyrë që sektori publik dhe privat ta ndjejë rritjen. Të gjitha këto masa janë të përballueshme për buxhetin e shtetit”, u shpreh Hoti.
