Të fundit

9 mijë punonjës pushohen nga puna pasi nuk pranuan të vaksinoheshin

Punonjësit publik të Bashkësisë së Neë York-ut patën kohë që të marrin vaksinën Anticovid, deri më 29 tetor të këtij viti, në rast se nuk vepronin kështu do t’u rrezikohej vendi i punës.

Tashmë për më shumë se 9 mijë prej tyre kanë hyrë në fuqi sanksionet e para: pushim nga puna për shkak të refuzimit të vaksinimit i cili ishte i detyrueshëm me urdhër të kryetarit të bashkisë Bill de Blasio.

Kryebashkiaku De Blasio, në një deklaratë për mediat në New York ka deklaruar se 91 për qind e nëpunësve të bashkisë janë vaksinuar, 12 mijë kanë marrë arsyetime mjekësore për t’u mos u vaksinuar dhe 9 mijë të tjerë janë pushuar nga puna, përcjell Paparaci.

Ai ndër të tjera u shpreh se ky ishte vendimi i duhur për t’u marrë dhe se faktet i japin të drejt.

Vlen të theksohet se vetëm një javë më parë mijëra nëpunës të New York morën pjesë në një protestë kudër vaksinimit të detyrueshëm, dhe rreth 2 mijë nëpunës të ndërhyrjes së shpejtë kanë marrë raport mjekësor, duke ngritur dyshime për funksionimin e rregullt të shërbimeve të emergjencës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci