Të fundit

Kush janë dy deputetët e pushtetit që sulmuan Këshillin Prokurorial?

Dimal Basha dhe Adnan Rrustemi, dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, e sulmuan rëndë Këshillin Prokurorial të Kosovës të enjten.

Basha e quajti KPK-në “kokë të krimit brenda sistemit prokurorial”, ndërkaq Rrustemi e ndërlidhi procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, të udhëhequr nga Këshilli, me “shtetin e kapur”.

“Duhet me sulmu nga koka se koka është e kalbur. KPK është koka e krimit brenda sistemit prokurorial të Kosovës”, deklaroi Basha, në një fjalim në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten.

Ndërkaq, Rrustemi e cilësoi të “kapur shtetin e Kosovës” duke iu referuar votimit të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, si dhe proceseve zgjedhore në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit (SBAShK).

Dy deklaratat e ligjvënësve të LVV-së nxitën sot një reagim, po ashtu të ashpër, të organit më të lartë brenda sistemit prokurorial.

KPK-ja, në një reagim për media të premten, tha se deputetët e përfaqësuesit politikë që sulmuan këshillin, janë individë me dosje penale.

“Këshilli i Prokurorial i Kosovës, gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë që kanë kaluar dhe janë duke kaluar nëpër procedura penale dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë ‘grup dhe kokë kriminale’”, thuhet në komunikatën e KPK-së.

Sipas KPK-së, gjuha e përdorur nga disa përfaqësues politikë shpërfaqë tendencë për “rrënimin e sistemit prokurorial”.

“KPK-ja nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale”, thuhet në kumtesën e KPK-së, dërguar mediave.

Këshilli thotë se si “institucion i pavarur kushtetues, ua bënë të qartë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesve politikë, se nuk do t’u bindet interesave politike dhe atyre të grupeve të interesit, pavarësisht tendencave të tyre”.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e sulmoi Këshillin Prokurorial. Ai e cilësoi atë “grup kriminal”. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci