Të fundit

Kërcënimet ndaj Dodikut, blindohet objekti i qeverisë së Republikës Sërpska

Sot në mëngjes, Ministria e Brendshme e Republikës Sërpska në Bosnjë dhe Hercegovinë njoftoi se ka ngritur nivelin e sigurisë së anëtarit të presidencës së BdhH, Milorad Dodik dhe familjes së tij.

Rritja e nivelit të sigurisë së aleatit të Vladimir Putinit, siç raportojnë mediat boshnjake,  ndërlidhet me kërcënimet që Dodik ka pranuar përmes rrjeteve sociale.

Siç merr vesh Klix.ba, nuk bëhet fjalë për ndonjë informacion të ri për rrezikimin e Dodikut, por kërcënime të mëhershme nga persona të caktuar përmes rrjeteve sociale, të cilat tashmë janë duke u përpunuar nga shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës.

TV Alternativa, një televizion i afërt me Millorad Dodikun, ka publikuar menjëherë video dhe foto të dy automjeteve të blinduara policore dhe pjesëtarëve të njësisë speciale, të cilat janë vendosur para objektit të qeverisë së Republikës Sërpska.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci