Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica duket se i ka humbur diçka në sallën e Kuvendit, gjatë seancës që po mbahet.
Në foton që siguron Paparaci, shihet që Reçica është duke kërkuar diçka nën tavolinë.
Ndryshe Elmi Reçica është pjesë e disa legjislaturave si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi sot nis seancën me miratimin e tri projektligjeve.
Në seancë u miratuan në parim Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Projektligji për Ushqim.
