Dhjetëra tifozë të Manchester United kanë protestuar përpara derës së qendrës stërvitore të klubit para ndeshjes kundër Norwich Cityt me banderola ku kërkohej largimi i pronarëve
“Nuk e meritoni të vishni fanellën e United”, ata bllokuan hyrjen në kompleksin stërvitor “Carrington” mëngjesin dhe u desh të njoftohej policia për të liruar hyrjen.
“Djajtë e kuq” rrezikojnë renditjen mes katër vendeve të para këtë sezon, ndërkohë që mbylli një tjetër vit pa fituar asnjë trofe.
Protesta u komentua edhe nga trajneri Ralf Rangnik në konferencë:
“Unë mund ta kuptoj se tifozët janë të zhgënjyer me klasifikimin tonë dhe paraqitjen kundër Evertonit.
Por ende besoj se tifozëria jonë është një prej më të mirave, në mos më e mira në Angli dhe për sa kohë ata protestojë paqësisht dhe mbështesin skuadrën në stadium, ata kanë të drejtën për të shprehur mendimin e tyre”.
