Të fundit

Trajneri i Reimsit me fjalë të mëdha për Zenelin

Sulmuesi kosovar, Arbër Zeneli, mbrëmë ishte për herë të parë titullar pas kthimit nga lëndimi te skuadra e Reimsit, që mposhti kampionin e Francës, Lillen me rezultat 2:1.

Edhe pse prej shumë kohësh jashtë fushave Zeneli u përfshi në golin e parë të Reimsi.

Trajneri i skuadrës franceze, Oscar Garcia, ka fjalë të mëdha për Zenelin, i cili sipas tij mund ta bëjë dallimin.

“Ai është një lojtar që mund të bëjë diferencën, që mund të dallohet në fushë. Në sulm, ai bën shumë gjëra dhe të gjitha gjërat shumë mirë. Ne punojmë me të në pjesën kur ne e kemi topin ta kemi ndihmën e tij. Por për ne në këtë moment nuk është gati fizikisht t’i bëjë të dyja gjërat, pra të jetë si në fazën e sulmit ashtu edhe të mbrojtjes. Pra, ne e kemi lënë të lirë sepse e dimë që me topin është shumë i rrezikshëm”, tha Garcia të mërkurën.

Zeneli ka munguar për një kohë të gjatë me Reims për shkak të këputjes së ligamentit kryqëzor, por kthimi i tij në fushë i ka gëzuar te klubi elitar i Francës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci