Të fundit

”British Vogue” intervistë eksluzive me Lady Gaga-n

Ka mbetur vetëm pak kohë para premierës së filmit të saj të ardhshëm, ”House of Gucci” i cili akoma pa u shfaqur ka marrur vëmendjen e gjithë botës. Lady Gaga së fundmi ka dhënë një intervistë eksluzive për prestigjiozen ”British Vogue”, përcjell Paparaci, ku ka shpalosur më shumë detaje rreth rolit të saj në këtë film.

Këngëtarja amerikane, për portretizimin e Patrizia Reggianit në këtë film ka theksuar se ëshë një eksperiencë e cila e futi atë tërësisht në rol përgjatë gjithë periudhës së xhirimeve.

Gaga zbuloi se aksenti impresionues Italian të cilin e kishte përvetësuar për ta portretizuar Patrizian, nuk funksiononte kur ajo shfaqej me flokët e saj të bardha.

“M’u desh t’i lyej menjëherë flokët dhe fillova të jetoj në një mënyrë ku çdo gjë që shikoja, çdo gjë që prekja, fillova të kuptoja se ku dhe kur mund të shihja para. Fillova të bëj edhe fotografi. Nuk kam asnjë provë që Patrizia ishte fotografe, por e mendova si një ushtrim për t’i zbuluar interesat e saj në jetë, se do të bëhesha fotografe. Kështu që e merrja aparatin tim kudo që shkoja. Vura re që Patrizia i pëlqente gjërat e bukura. Nëse diçka nuk ishte e bukur, e fshija”, ka deklaruar Gaga.

Edhe pse ylli i njohur i muzikës u përkushtua e tëra në portretizimin sa më të saktë të rolit, ajo tregoi se asnjëherë nuk kishte tentuar të takohej personalisht me Patrizia Reggianin, për ta pasur një ide më të mirë të karakterit të saj në jetën reale.

“Ndjeva se mund t’i bëja vërtet drejtësi këtij tregimi vetëm nëse do t’i qasesha me syrin e një gruaje kurioze, e cila ishte e interesuar të zotëronte aftësitë e një gazetareje, në mënyrë që të mund të lexoja mes rreshtave se çfarë po ndodhte në skenat e filmit. Askush nuk do të më tregonte se kush ishte Patrizia Gucci. As vet Patrizia Gucci”, shtoi tutje aktorja.

Portretizimi i këtij roli për një kohë të gjatë prej 1 viti e gjysmë, kishte ndikuar goxha shumë në jetën e këngëtares së shndërruar në aktore.

“Kam pasur disa vështirësi psikologjike në një moment nga fundi i xhirimeve. Isha ose në dhomën time të hotelit duke jetuar dhe duke folur si Reggiani, apo isha në xhirime duke jetuar dhe duke folur si ajo. Mbaj mend që një ditë dola për të shëtitur nëpër Itali, kisha rreth dy muaj që nuk kisha bërë shëtitje dhe më kapi paniku… mendoja se isha në sheshin e xhirimeve të filmit”.

Lady Gaga dhe Adam Driver luajnë së bashku në filmin e ri emocionues i cili e rrëfen historinë e martesës jostabile të Patrizia dhe Maurizio Guccit, që qon tek një vrasje e profilit të lartë. Pjesë e kastës së filmit të bazuar në ngjarje të vërtetë janë edhe yjet: Jared Leto, Salma Hayek, Al Pacino dhe Jeremy Irons.

“House Of Gucci”, fillon së shfaquri për publikun mbarë botëror nga 26 nëntori.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci