Të fundit

Francë, sulm me thikë ndaj një prifti

Një burrë i përshkruar si jostabil mendërisht ka sulmuar me thikë një prift në një kishë në qytetin e Nices në Francë, kanë thënë zyrtarët të dielën.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ka thënë në llogarinë e tij në Twiter se jeta e priftit nuk është në rrezik dhe se policia ka arrestuar sulmuesin.

Sulmi ka ndodhur në ditën kur francezët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i qytetit të Nices, Christian Estrosi, ka thënë se sulmuesi ka qenë jostabil mendërisht, nuk ka pasur histori të kriminalitetit dhe ka blerë thikën disa ditë më herët.

Mediat lokale kanë thënë se sulmuesi është 31-vjeçar dhe nuk ka dyshime për lidhje terroriste.

Ligjvënësi lokal, Eric Ciotti ka thënë se edhe një murgeshë është plagosur në krah, teksa ia ka marrë thikën sulmuesit. /REL

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci