BBC ka raportuar se do të ketë një takim mes ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe vendeve të Bashkimit Evropian sot për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën – por çfarë është NATO?
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut është një aleancë ushtarake e formuar pas Luftës së Dytë Botërore në 1949 nga 12 vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA, shkruan BBC, transmeton Paparaci.
30 anëtarët e saj aktualë pranojnë t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit në rast të një sulmi të armatosur kundër çdo shteti anëtar individual.
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s – kështu që aleanca nuk është e detyruar të dalë në mbrojtje të vendit.
Por vendet e NATO-s megjithatë kanë mbështetur Ukrainën – e cila kufizohet me disa anëtarë, duke përfshirë Poloninë dhe Rumaninë – me ndihmë financiare dhe pajisje ushtarake.
NATO ka hedhur poshtë thirrjet nga Ukraina për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi vend dhe për të dërguar trupa atje, duke thënë se nuk dëshiron që lufta të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë që shkon përtej kufijve të Ukrainës.
Rusia ka thënë vazhdimisht se Ukraina nuk duhet të lejohet kurrë të bashkohet me NATO-n, pasi kjo do ta sillte aleancën në oborrin e saj.
