Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili aktualisht po qëndron në Washington, tha se sot i dhamë lamtumirën e fundit, Madeleine Albright, ish-sekretares amerikane.
Kurti, në një postim në Facebook, tregoi se mori pjesë në ceremoninë mortore të Albright, e cila vdiq më 23 mars të këtij viti.
Shefi i qeverisë tha se Albright ka bërë shumë për popullin dhe lirinë tonë.
“Së bashku me presidenten Vjosa Osmani mora pjesë në funeralin e Madeleine Albright në Katedralen Kombëtare në Uashington DC. I dhamë lamtumirën e fundit një personi që ka bërë shumë për popullin tonë, për lirinë tonë dhe për paqen”, shkroi ai në Facebook.
Together w/ President @VjosaOsmaniPRKS I participated in Madeleine Albright's funeral at the National Cathedral in Washington DC. We gave our last farewells to a person who has done so much for our people, for our freedom and for peace. pic.twitter.com/gmWwwho98b
— Albin Kurti (@albinkurti) April 27, 2022
