Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i ka uruar Ballkanit titullin e parë të kampionit edhe pse kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në përfundim të tij.
Ballkani arriti fitoren sot kundër skuadrës së Nuhiut me rezultat 3:2, për të siguruar kreun e tabelës me 14 pikë më shumë se Drita në vendin e dytë.
Pas ndeshjes trajneri Nuhiu vendosi ti uronte skuadrës së Ballkanit titullin e kampionit në Superligën e Kosovës
“Dua ta uroj për titullin edhe pse i duhet edhe pak për ta fituar. Nuk ka qenë ndeshja jonë më e mirë, por mendoj se në pjesën e parë luajtëm mirë. Në përgjithësi ishte një ndeshje e hapur me shumë gola dhe shpresoj që tifozët të jenë kënaqur”.
Në rast se Ballkani shpallet kampion ky do të jetë titulli i parë në histori të klubit.
