Të fundit

Moti sot dhe për ditët në vijim

Prishtina Weather ka njoftuar se mot i butë me vranësira e diell pritet të mbajë edhe në ditët e ardhshme. Sot dhe nesër ka mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Ditëve në vijim parashihet të mbajë mot më i butë, me temperatura maksimale që vende-vende kalojnë edhe vlerën prej 20C. Do të ketë vranësira të ndryshueshme por edhe intervale me diell gjatë ditës. Të premten pasdite me mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit, e ditën e shtunë me gjasa për reshje lokale shiu edhe në pjesë tjera të vendit.

Nga dita e sotme dhe të shtunën do të jenë periudhat më të zgjatura të qetësisë, pra pa erë, mbajnë ndotësit pranë sipërfaqes e indeksi kalon në vlera mesatare dhe të dobëta e herë herë edhe në shumë të dobëta.

5.11 – Butë, me vranësira dhe diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.

6.11 – Kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje me riga lokale shiu.

7.11 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell.

8.11 – Më shumë diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 10C, e maksimalet deri të premten rriten në 20C, e ditën e shtunë zbresin në 15C, por më pas sërish me një tendencë të rritjes.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 4-11m/s, e të shtunën edhe nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje deri ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci