Qentë endacak po vazhdojë të sulmojnë qytetarët në kryeqytet, por edhe në komunat e tjera.
Qytetari Avdi Smajljaj shkruan në profilin e tij në Facebook se është sulmuar nga një llavë e qenve mëngjesin e sotëm tek Stacioni i Autobusëve.
Por, fatmirësisht, ai thotë se ka arritur të ikë.
“Sot rreth orës 4.30 në mëngjes, jam sulmuar nga një llavë qenësh endacak, në hyrje të stacionit të autobusve, nën urë. Shyqyr Zotit, ia dola të iku, pa pasoja fizike në trup, me goxha njëfarë frike po (edhe pse shqiptari nuk frikësohet ), dhe të futem në oborrin e stacionit, nga ku ata pastaj u larguan”, tha ai.

Fotoja e përdorur në artikull është ilustrim.
