Të fundit

Roja i një objekti gjendet i vdekur në Gjilan

Një punëtor sigurimi është gjetur i vdekur në një objekt në ndërtim e sipër në Gjilan.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Për rastin kanë nisur hetimet dhe rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Fsh. Pasjan, Partesh 20.05.2022 – 07:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci