Të fundit

Aktvendimi i plotë: Biznesmeni Aziz Tafaj fiton betejën kundër AKP-së

Gjykata Supreme ka obliguar Agjencinë Kosovare të Privatizimit që t’ia rikthejë biznesmenit Aziz Tafaj pronësinë e ndërmarrjes “AgroKosova Holding” SH.P.K.

Aktvendimin e plotë të nxjerrë sot nga Kolegji i Apelit të Dhomës së Posaçme të Supremes, e ka siguruar Paparaci.

Bazuar në këtë aktvendim, AKP-ja obligohet që t’ia kthejë biznesmenit Tafaj ndërmarrjen sipas gjendjes së para datës 31 janar të vitit 2022.

Agjencinë Kosovare të Privatizimit obligohet që të lejojë kthimin e të gjithë punëtorëve në punë dhe të lejojë ri regjistrimin e “AgroKosova Holding” SH.P.K në regjistrin e ARBK-së, derisa kjo masë e sigurimit do të mbetet në fuqi deri në nxjerrjen e aktgjykimit përfundimtar, thuhet në aktvendim.

Megjithatë, sipas aktvendimit, paditësi detyrohet që të deponojë shumën prej 10 mijë euro në Gjykatën Supreme për qëllim të kompensimit të dëmit që mund të pësojë pala e paditur, për shkak të cenimit të kësaj mase sigurie.

Sipas dispozitivit të aktvendimit, AKP-ja ka pretenduar se privatizuesi nuk ka përmbushur vlerën e investimeve të zotuara që ishin rreth 8 milionë euro, si dhe ka dështuar edhe në përmbushjen e zotimit për punësime.

“Tutje, në këtë parashtresë AKP-ja i referohet marrëveshjes së zotimeve lidhur në mes të palëve, sipas rë cilës zotimet për investime brenda periudhës 2 vjeçare ishin 8.600.000 euro ndërsa zotimet për punësim ishin 172 punëtorë për gjashtë muajt e parë të vitit, pastaj të vazhdohet me punësimin e këtij numri deri në një vit, gjersa gjatë vitit të dytë të kishe marr në obligim të punësim minimumi 345 punëtorë. Lidhur me investimet kapitale përqindja e përmbushjes së zotimeve ishte 85.79%”.

Por, pala paditëse ka pohuar se i ka përmbushur kushtet e marrëveshjes dhe zotimit, dhe nuk kishte asnjë arsye ligjore për nxjerrjen e vendimit nga Bordi i AKP-së, për tërheqjen e aksioneve të ndërmarrjes “AgroKosova Holding” SH.P.K.

Të enjten e 3 shkurtit, Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e njësive të Policisë së Kosovës vendosi në kontroll të drejtpërdrejt ndërmarrjen “AgroKosova Holding”, ish- NBI Suhareka.

Vendimi ishte nxjerrë nga Bordi i AKP-së në një mbledhje të datës 31 janar, 2022. /Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci