Të fundit

ATK në aksion ndaj borxhlinjve në shtatë komuna, mbledh mbi 1 milion euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të martën janë ndërmarrë veprime te 22 subjekte biznesore, që kanë obligim 2.9 milionë euro ndaj këtij institucioni.

Nga ky aksion u tha se veprimet e mbledhësve tatimorë kanë rezultuar të suksesshme duke u kryer pagesat  e menjëhershme të mbi 1 milion eurove nga ana e bizneseve borxhlinj.

Kurse në anën tjetër, sipas një njoftimi të ATK-së u bë e ditur se përderisa pjesa tjetër do të vazhdojë të trajtohet duke i paguar borxhet përmes marrëveshjeve me këste.

“Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Kaçanik, si dhe në Gllogoc”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

“Menaxhmenti i ATK-së është i vendosur që të punoj me përkushtim në zvogëlimin e stokut të borxheve, andaj lusim të gjithë tatimpaguesit që të vizitojnë zyrat e Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në mënyrë që të njoftohen me mundësitë ligjore që mund t’i shfrytëzojnë për kryerjen e obligimeve që ata kanë”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci