Të fundit

Hoxha: Nuk ka asnjë lloj ngjashmërie mes Kosovës dhe Donbasit në Ukrainë

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i pyetur rreth paraleles së Presidentit rus Vladimir Putin për pavarësinë e Kosovës dhe Donbasit të Ukrainës tha se në Kosovë pati genocid ndaj popullsisë, çka çoi në shpalljen e pavarësisë, ndërsa Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, duke pretenduar shkelje të minoritetit të saj në Ukrainë, por pa sjellë prova.

“Nuk shohim ndonjë ngjashmëri mes pavarësisë së Kosovës dhe sulmit të paprovokuar të ushtrisë ruse në Ukrainë apo vetëshpalljen e Donbasit si vend i pavarur për arsyen e thjeshtë, pasi nuk ka asnjë ngjashmëri. Operacioni i NATO-s në vitin 1999 erdhi pas viteve bisedimeve diplomatike dhe grupit të kontaktit, ku Rusia ishte pjesë e saj gjithashtu. Pra, misioni i NATO-s ishte për të ndaluar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të ndaluar gjenocidin”, tha Hoxha, shkruan a2cnn.

Ai tutje tha se Kosova sot po ndërton shtetin e saj dhe po zhvillon shoqërinë e saj, njëlloj si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Edhe Rusia supozoi se minoriteti i saj në Ukrainë po dhunohej dhe ky ishte një justifikim për fillimin e luftës, por nuk u paraqitën prova për genocidin që Ukraina, sipas Rusisë, kishte kryer ndaj këtij minoriteti. Rusia ndoqi një tjetër rrugë, duke pushtuar Ukrainën. Kosova sot po ndërton shtetin e saj dhe po zhvillon shoqërinë e saj, njëlloj si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe i gjithë rajoni po sheh drejt të ardhmes”, shtoi ambasadori i Shqipërisë në OKB.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci