Të fundit

Gjermania dhe SHBA-ja do të furnizojnë Ukrainën me armë

Gjermania njoftoi se do furnizojë Ukrainën me raketa kundërajrore dhe sisteme radarësh, ndërsa SHBA-ja njoftoi se do të sigurojë katër sisteme raketore të sofistikuara me rreze të mesme dhe municione.

SHBA-ja po përpiqet të ndihmojë Ukrainën të shmangë agresionin rus pa shkaktuar ndonjë luftë të gjerë në Europë. Pentagoni tha se mori garanci nga Ukraina se nuk do të lëshojë raketa në territorin rus.

Armët perëndimore kanë qenë kritike për suksesin e Ukrainës në ndalimin e ushtrisë ruse dhe pengimin e përpjekjeve tw saj për të sulmuar kryeqytetin, duke e detyruar Moskën të zhvendosë fokusin e saj në rajonin industrial të Donbasit në lindje.

Gjenerali francez i cili tashmë është në pension, Dominique Trinquand tha: “Armët e reja mund të ndihmojnë Ukrainën të krijojë dhe të mbajë linja të reja mbrojtjeje në lindje duke goditur pjesët e artilerisë ruse që kanë goditur qytete duke kufizuar sulmet ajrore ruse”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci