Të fundit

Merkel thyen heshtjen për ta dënuar ‘luftën barbare’ në Ukrainë

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik këtë vit, duke thyer heshtjen e saj për pushtimin rus të Ukrainës.

Në një ngjarje në Berlin,  Merkel, e cila dha dorëheqjen në fund të vitit 2021, mbështeti punën e qeverisë gjermane, BE-së, SHBA-së, NATO-s dhe të tjerëve që synonin t’i jepnin “fund kësaj lufte barbare”, raporton BBC, transmeton Paparaci.

“Solidariteti im shkon për Ukrainën, e sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, dhe për të mbështetur të drejtën e saj për vetëmbrojtje”.

Merkel është kritikuar për përpjekjet për t’u angazhuar me Vladimir Putinin e Rusisë gjatë periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit Nord Stream 2.

Projekti i tubacionit u pezullua përfundimisht nga pasardhësi i saj Olaf Scholz, dy ditë para pushtimit rus.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci