Të fundit

Roberto rinovon me Barcelonën

Barcelona ka mbyllur rinovimin e Sergi Roberto edhe për një sezon, deri më 30 qershor 2023. Më në fund, si klubi ashtu edhe futbollisti kanë arritur një mirëkuptim.

Sergi ka mbërritur në zyrat e klubit mëngjesin e kësaj të premteje me partner. Pas pak më shumë se 30 minutash, futbollisti u largua nga zyrat pasi u takua me Joan Laporta, Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff dhe nënshkroi marrëveshjen.

“Ka shkuar shumë mirë. I lumtur, shumë i lumtur”, deklaroi ai në dalje para mediave.

Duhet mbajtur mend se pozicionet e Sergi Robertos dhe Barçës iu desh shumë kohë për të gjetur një pikë të përbashkët. Klubi Blaugrana nuk ishte i gatshëm të kënaqte pretendimet fillestare  dhe negociatat u prishën, siç e konfirmoi publikisht vetë Joan Laporta. Agjentët e lojtarit, me kërkesën e tij,  rifilluan bisedimet disa muaj më vonë për të arritur një marrëveshje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci