Të fundit

Stoltenberg: Shqetësimet legjitime të Turqisë për zgjerimin e NATO-s

Shefi i aleancës veriatlantike ka ndezur një furtunë të vërtetë në rrjet dhe mediet greke për shkak të deklaratës se Turqia është një aleat kyç i NATO-s dhe ka shqetësime legjitime për zgjerimin me Suedinë dhe Finlandën. Kaq ka mjaftuar që grekët të reagojnë kundër deklaratave të shefit të NATO-s. Grekët dhe Turqit kanë fërkime shumë të forta kohët e fundit, ndërsa të dyja vendet janë anëtarë të NATO-s.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka zemëruar grekët me deklaratën e tij se Turqit kanë shqetësime legjitime sa i përket zgjerimit të aleancës me Suedinë dhe Finlandën. Mediet greke dhe komentues të shumtë në rrjet kanë reaguar për këtë deklaratë duke kritikuar ashpër shefin e aleancës veriatlantike.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Greqia zyrtare, por mediet greke shkruajnë shpesh për shkeljen e sovranitetit të tyre nga avionët luftarakë turq, ndërsa thonë se po përballen me ekspansionizmin dhe kërcënimet e Erdoganit.

Sipas grekëve, dita ditës, retorike e turqve shkon larg e më larg duke vënë në pikëpyetje sovranitetin grek të ishujve të mëdhenj si Kios, Lesvos dhe Samos.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci