Të fundit

Edhe Haradinaj përfshihet në debatin për energjinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut.

Ai u shpreh se “Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta”.

Deputeti opozitar deklaroi se qeveria e tanishme i ka pasur të gjitha predispozitat që nga fillimi i mandatit të saj, të përfshijë qytetarët e veriut të vendit, në sistemin energjetik të Kosovës, njëherësh që ata të paguajnë për shërbimet që i gëzojnë.

“Për këto arsye, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por edhe me kosto të papërballueshme. Çështjet teknike administrative nuk duhet të shndërrohen në probleme politike”, shkroi ish-kryeministri në Facebook.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës t’i pajisë konsumatorët me energji elektrike në veri dhe ta bëjë faturimin skadon sot.

Afati për zbatimin e këtij vendimi vlen veç deri më 13 qershor. Pas kësaj date, shteti e shkel Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se janë afër zgjidhjes së këtij problemi, por deri më tani nuk ka ende asgjë zyrtare.

Shteti, nga nesër shkel Kushtetutën dhe sovranitetin

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci