Të fundit

Haxhi Avdyli e quan Edi Ramën “zëdhënës të Serbisë”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli, ka hedhur akuza të rënda drejt kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur “zëdhënës të Serbisë”.

Avdyli ka shpërndarë një artikull në profilin e tij në Facebook, ku Rama kërkoi mirëkuptim për Serbinë që nuk sanksionoi Rusinë.

Deputeti i VV-së shkroi tutje: “Paska fol zëdhënësi më i ri Qeverisë Serbe”.

Në opinion në Kosovë, kryeministri Rama viteve të fundit ka marrë kritika nga krerë institucionalë e partish. Veç disa ditë më parë, zëvendësministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte shpërndarë një postim ku Rama quhej proserb. Por kritika ka pas edhe për liderët e Kosovës për gjuhën e përdorur ndaj krerëve të Shqipërisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci