Të fundit

Reagon PSD, publikon pamje nga arrestimi i aktivistëve

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të kreut të këtij subjekti, Dardan Molliqaj dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti,

Sipas PSD, ata u arrestuan dhunshëm nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PSD-së.

Tutje ata kanë shtuar se shteti është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës

“Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia”, shkruhet tutje.

PSD-ja ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të tyre.

“PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça”, përfundon statusi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci