Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se Ligji për Trustin duhet të miratohet nesër që në lexim të parë.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shtuar se situata sociale në Kosovë është e vështirë, për shkak se sipas tij çmimet janë ngritur shumë, teksa pagat kanë mbetur të njëjta.
“Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale.Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize. Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji”, shkruan ai.