Të fundit

Moti i ndryshueshëm me diell, shi dhe rrufe

Sot dhe nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK, reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, duke mos e përfshirë të gjithë territorin, parashihen të kenë më pak reshje.

Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit”, thotë Instituti Hidrometeorologjik.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci