Vives i cili publikoi këngën La Bicicleta në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Shakira në vitin 2016, pranoi se Shakira kohët e fundit nuk ka qenë mirë.
Kantautori kolombian, Carlos Vives, ka konfirmuar se Shakira po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj nga futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique.
Vives i cili publikoi këngën La Bicicleta në bashkëpunim me këngëtaren në vitin 2016, pranoi se Shakira kohët e fundit nuk ka qenë mirë.
“Ajo është e trishtuar. Ajo po kalon një kohë shumë të vështirë,”-tha Vives.
Sipas Marca, Vives nuk foli rreth thashethemeve mbi divorcin e Shikës dhe Piques. Edhe pse Shakira është mikesha e tij dhe Pique e tradhëtoi, Vives kishte vetëm fjalë të mira për të thënë për futbollistin.
Pique u pa në Londër përpara Ëimbledonit, ndërkohë që sipas disa raportimeve thuhet se ai theu telefonin e një reporteri pasi ky i fundit u përpoq ta fotografonte atë.
