Të fundit

Naftëtarët: Qeveria ka bërë gabime në kalkulimin e çmimit të naftës

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për caktimin e çmimeve të karburanteve për 24 orët e ardhshme.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, i cili ka qenë i paqasshëm për mediat gjatë paradites së sotme, është deklaruar për portalin Indeksonline.

Ai, ka thënë se ky vendim i qeverisë duhet respektuar nga tregtarët e naftës, por ka thënë se qeveria ka bërë një gabim në kalkulimin e çmimeve, bazuar në udhëzimin administrativ të miratuar rreth një javë më parë.

“Vendimi i Qeverisë duhet të respektohet dhe është duke është duke u respektuar. Por vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit. Shpresojmë se në ditët në vijim do të përmirësohet”, deklaroi Berjani.

Ministria, paraditen e sotme publikoi çmimoren e re të derivateve, e cila u përcaktua të hyjë në fuqi nga ora 10.

Sipas kësaj çmimore, çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.85 euro për litër, për benzinë 1.74 dhe për gas 0.75 euro për litër.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci