Dizajneri grafik me përmasa ndërkombëtare Agi Haxhimurati i cili meret me brendimin e hoteleve kësaj radhe është marrë me një projekt të rëndësishëm i cili ka të bëjë me brandimin e një hoteli shumë të njohur në Gjermani Hoteli “Van Bebber” (i hapur në vitin 1783).

I gjithë procesi i brendimit ka zgjatur diku mbi 10 muaj punë intensive.
E veçanta e këtj hoteli qëndron në faktin se aty kanë fjetur personazhët më të njohur botëror si: Napoleon Bonaparte, Mbretëresha Victoria, Winston Churchill, Angela Merkel etj.
Të gjithë turistët mund të vijnë dhe t’i shohin hapësirat e këtij hoteli, dhomat ku kanë fjetur personazhet e famshme, restorantet ku ata kanë drekuar e shumëçka tjetër.



Që nga lansimi këtij hoteli ai po vazhdon të jetë i rezervuar gjatë gjithë kohës sidomos edhe restoranti “Victoria” i cili është një nënbrend i hotelit për të cilin është kujdesur gjithashtu Agi dhe po pritet mjaft mirë nga të gjithë pasi ai është një pikë referuese e qytetit Xanten të Gjermanisë.

Gjatë hapjes së këtij hoteli kanë qenë të pranishëm ministra gjermanë si dhe personalitete të shquara gjermane.
