Skuadra e Dritës do ta ketë përball sot skuadrën e Inter Turkut, në kuadër të UEFA Conference League.
Ndeshjen e parë Drita do ta zhvillojë në udhëtim në Finlandë, kurse të kthimit më 12 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sfida e parë për Dritën në kuadër të rrethit të parë kualifikues për UEFA Conference League do të transmetohet direkt në SuperSport dhe SuperSport Kosova.
Ndeshja mes Inter Turkut dhe Dritës do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.
