Jill Biden, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar falje që i krahasoi hispanikët me ushqimin tacos.
Jill Biden po iu drejtohej latinëve në një ngjarje në Teksas, kur u përpoq të bënte një kompliment duke iu referuar ushqimit tradicional meksikan, taco. Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë (NAHJ) u përgjigj menjëherë: “Ne nuk jemi tacos”.
Zëdhënësi i saj, Michael LaRosa, ka shkruar në Twitter se Zonja e Parë kërkon falje. Ai ka thënë se ajo ka veç admirim e dashuri të pastër për komunitetin latin.
JIll Biden ishte pjesëmarrëse në konferencën në San Antonio me temën “Kërkimi për barazi” të hispanikëve, kur tha: “Diversiteti i këtij komuniteti, po aq i dallueshëm sa bodegat e Bronksit, aq i bukur sa lulet e Majamit dhe po aq unik sa tacot e mëngjesit këtu në San Antonio, janë forca juaj”.
