Të fundit

Festa e beqarisë kthehet në tragjedi, humb jetën 22-vjeçarja nga Kumanova

Një festë beqarie e vajzave, e njohur si “Bride to be” ka përfunduar me fatalitet për një 22 vjeçare nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut. E reja po festonte me shoqet e saja në pishinën e një hoteli në Shkup dhe ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarjen e ka njoftuar për mediat, ministria e Brendshme maqedonase. “Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik në rrugen “Qurinçska”, konkretisht, Hotel Bushi, ka vdekur 22 vjecarja me iniciale L.S nga Kumanova”, thuhet në njoftim.

22 vjeçarja, sapo ka dalë nga pishina ka marrë telefonin e saj, i cili ka qenë në proces karikimi. E reja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. /abcnews.al

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci