Të fundit

Lekaj: Qeveria po e shkakton dështimim më të madh në 11 vitet e fundit

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar në lidhje me statistikat e publikuara që tregojnë nivelin e investimeve kapitale.

Lekaj ka thënë se me dështimin në investime kapitale, qeveria po e dëmton shteti.

“Nga këto të dhëna shohim se niveli i shpenzimit të buxhetit për investime kapitale kurrë nuk ka qenë në nivelin më të ulët se sa gjatë kësaj qeverisjeje.Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit”, shkruan ai.

“Ky është dështimi më i madh në 11 vitet e fundit. Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ma thëllojë edhe më tej krizën në vend?!”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci