Të fundit

Pas një aksidenti, vdes në Zvicër e reja nga Vitia

Si pasojë e një aksidenti në orët e hershme të mëngjesit në Zvicër ka humbur jetën 25-vjeçarja nga tërpeza e Vitisë, Donika Bajrami.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj, derisa tragjedia e vajzës ka pikëlluar Vitinë.

“Lajmi për humbjen e jetës së Donika Bajramit nga Tërpeza e Vitisë në një aksident në Zvicër e ka pikëlluar gjithë Vitinë. Në emrin tim personal dhe Institucionit që udhëheq u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami nga Tërpeza e Vitisë”, ka shkruar Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi.

“Në këto momente të rënda dhe pikëllimi ndodhemi pranë jush e nderuara familja Bajrami”, thuhet tutje në mesazhin ngushëllues të Azizit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci